Finalja e rekordeve

June 7, 2022
1 minut lexim

Ndeshja e parë serisë finale mes Golden State Warriors dhe Boston Celtics ishte më e ndjekura në tri vitet e fundit në televizionin kombëtar amerikan, me një maksimum prej 13 milionë shikuesish.

Rrjetet “ABC” dhe “ESPN”, të cilat e transmetuan takimin në televizionin e Shteteve të Bashkuara, shënuan mesatarisht 11.9 milionë shikues.

Këto të dhëna, që i referohen vetëm ndeshjes hapëse të finaleve të NBA, përmirësojnë shifrat e regjistruara në vitin 2019 në sfidën Golden State Warriors-Toronto Raptors, në 2020 mes Los Angeles Lakers dhe Miami Heat dhe në 2021 në përballjen Phoenix Suns -Milwaukee Bucks.

Kishte 37% më shumë shikues në krahasim me vitin 2021 dhe 55% më shumë në krahasim me Finalet e 2020-ës, të cilat u luajtën me dyer të mbyllura në Orlando.

Përveç kësaj, ka pasur 135 milionë shikime në rrjetet sociale të NBA-së, një rekord absolut për ndeshjen e parë të një finaleje. Boston Celtics triumfoi kundër Golden State Warriors 120-108 në “Chase Center”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple përditëson MacBook Pro 13-inç me çipin M2

Story i radhës

A i druhet një tradhtie nga ana e Metës? Berisha përgjigjet prerë

Të fundit nga

ShkoLartë