Stephanie Frappart do të jetë gruaja e parë që do të gjykojë finalen e Kupës së Francës.
Arbitrja franceze është caktuar të drejtojë ndeshjen Nice-Nantes në Stade de France më 7 maj, njoftohet nga Federata Franceze e Futbollit.
Frappart ishte bërë tashmë gruaja e parë që drejtonte një ndeshje të Ligue 1 në 2019-ën, Superkupën e Evropës të të njëjtit vit dhe më pas në Champions League për meshkuj në fund të vitit 2020.
Ajo u përzgjodh në ditët e fundit dhe është në mesin e gjyqtarëve, që do vendosin drejtësi në Kampionati Evropian për femra, që është planifikuar të zhvillohet në muajin korrik.