Finalja e Ligës së Evropës, ja formacionet e mundshme të Frankfurtit e Rangers

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e parë evropiane e këtij sezoni, ku dy skuadrat Eintracht Frankfurt dhe Rangers do të luftojnë në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” për trofeun e Ligës së Evropës.

Në rrugëtimin deri në finale, Frankfurti në çerekfinale e mposhti Barcelonën 4:3, kurse në gjysmëfinale e eliminoi West Hamin me rezultat 3:1.

Në anën tjetër, Rangers në çerekfinale e eliminoi Bragan me rezultat 3:2, kurse në gjysmëfinale e mposhti me rezultat të njëjtë, respektivisht 3:2, skuadrën e RB Leipzigut.

Të dy skuadrat nuk janë takuar asnjëherë në të kaluarën, kurse për finalen e sotme raportohet se drejt Sevillas kanë udhëtuar rreth 100,000 tifozë skocezë dhe 50,000 gjermanë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Frankfurtin nuk do të paraqiten Hinteregger dhe Ramaj, kurse te Rangers mungojnë Hagi, Helander, Morelos dhe Ofoborh.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Eintracht Frankfurt (3-4-2-1): Trapp; Toure, Ndicka, Tuta; Knauff, Sow, Rode, Kostic; Kamada, Hauge; Borre

Rangers (4-3-3): McGregor; Tavernier, Goldson, Bassey, Barisic; Kamara, Lundstram, Jack; Kent, Aribo, Wright

21:00 Eintracht Frankfurt – Rangers (Stadiumi Ramon Sanchez Pizjuan)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arjanit Hoxha apo Fatmir Limani? Kush do të ngadhnjejë tek Besa?

Story i radhës

Koreja e Veriut pretendon se mbi 1 milion persona janë shëruar nga COVID-19

Të fundit nga