Finalja e “Eurovizion”, kryeministri britanik i zhgënjyer nga vendimi për Zelenskyn

Finalja e madhe e “Eurovizionit” do të zhvillohet këtë mbrëmje në Liverpul. Por organizatorët refuzuan një kërkesë nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky për t’u adresuar përmes videos në natën finale, ku ai pritej të nxiste botën të vazhdonte ta përkrahte luftën e Ukrainës për ta zmbrapsur Rusinë.

Ndërkaq që zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, tha se kryeministri është i zhgënjyer nga transmetuesit evropianë që ndaluan dhënien e një mesazh të presidentit ukrainas Zelensky.

“Kryeministri beson se do të ishte e përshtatshme që presidenti Zelensky t’i drejtohej ngjarjes dhe ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Bashkimit Evropian të Transmetuesve”, tha zëdhënësi i Sunak.

Qyteti anglez i Liverpulit është mikpritës i festivalit muzikor në vend të fituesit të vitit të kaluar, Ukrainës, që nuk arriti ta mbante për shkak të pushtimit rus, shkruan SkyNews. Por Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se “rregullat e rrepta” e penguan atë të plotësonin kërkesën e liderit ukrainas për të folur me video, duke argumentuar se konkursi është jo politik.  

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kusari-Lila flet për përjashtimin e Abazit nga VV-ja

Story i radhës

Këto janë ndeshjet më interesante që zhvillohen sot në top-ligat evropiane

Të fundit nga