​Finalja e Conference League, rrugët e Tiranës gumëzhijnë nga vizitorët e huaj

May 22, 2022
1 minut lexim

Çdo vit, pranvera gjallëron rrugët e kryeqytetit dhe të vendeve të bukura të Shqipërisë me turistë të huaj, por këtë vit Tirana duket e privilegjuar për shkak të interesit të madh që ka nxitur finalja e UEFA Conference League, “Roma-Feyenoord” e cila zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin shqiptar.

Grupe turistësh e tifozësh kanë mbushur rrugët, duke shfrytëzuar motin me diell e gjelbërimin e rrugëve për të shijuar qytetin, në pritje të ndeshjes. Turistët e huaj kanë kuriozitet për të njohur vlerat historike dhe kulturore të Tiranës, ndërsa i gjen grupe-grupet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek Pazari i Ri, por edhe në muzeumet dhe vendet më të bukura natyrore rreth Tiranës.

Të dhënat tregojnë rritje të numrit të turistëve, një pjesë e të cilëve kanë ardhur disa ditë përpara për të vizituar edhe kryeqytetin shqiptar.

Të organizuar me grupe turistike, ata kanë në itinerarin e tyre pikat më turistike të Tiranës, por nuk mungojnë edhe shëtitjet në lagjet e vjetra dhe ndërtesat shumëngjyrëshe, ku njihen me historinë e Tiranës dhe shijojnë kuzhinën vendase.

Por, vendi që vijon të tërheqë më së shumti interesin e vizitorëve të shumtë, është sheshi “Skënderbej”, në qendër të qytetit të Tiranës. I kthyer tashmë në një atraksion të ri për vetë rikonstruksionin modern dhe bashkëkohor, ky shesh është shndërruar në një vlerë të shtuar për turizmin e qytetit, ku nuk mungojnë aktivitetet.

Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Evropës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transformimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës. /ATSH/ 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zidane bëhet gjysh për herë të parë

Story i radhës

“Jam pak i zënë…”- Ja çfarë profesioni do kishte Yll Limani po të mos ishte këngëtar

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë