Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja!
Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS”, finalja e Champions-it në një të ardhme të afërt mund të zhvillohet për herë të parë larg kontinentit të vjetër, për tu spostuar që të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E gjitha kjo thuhet të jetë për çështje të ardhurash dhe marketingu që në SHBA mund të rritej ndjeshëm.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, por mediat në Spanjë deklarojnë se UEFA është duke e menduar seriozisht këtë lëvizje të bujshme të finales së kompeticionit madhor europian larg Europës.