Finalet e Kupës së Kosovës luhen më 19 prill

Finalet e mëdha të Kupës së Kosovës do të zhvillohen të mërkurën e ardhshme.

Në konkurrencën e meshkujve, Peja përballet me Skenderbeun me fillim nga ora 16:30 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku do të luhet edhe finalja e femrave.

Për të arritur në finale, Peja, në gjysmëfinale kishte mposhtur Lubotenin, ndërsa Skenderbeu u tregua e fortë për G.E Therandën.

Në anën tjetër, te femrat, finalja luhet mes Dritës dhe Fer Volley me fillim nga ora 20:15.

Në gjysmëfinale, Drita mposhti M-Technologien, ndërsa Fer Volley triumfoi kundër Suti Sport.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet kryetari i qytetit të Budvës

Story i radhës

LAMM: Rruga Vevçani-Gradsko nuk do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë festave

Të fundit nga