final four objektiv real gvozdenovic ndez elbasanin mund tia dalim 67f8caebc4b4a

“Final-Four objektiv real”, Gvozdenovic “ndez” Elbasanin: Mund t’ia dalim

April 11, 2025
1 minut lexim

Suksesi ndaj Egnatia, i shoqëruar me disfatën e Partizanit në derbi, ka bërë me krah ekipin e Elbasanit, qytetin, tifozët, të gjithë ambientin. 3 javë përpara fundit, në shtëpinë e Elbasanit janë të qetë, kjo pasi ndodhen larg zonës së ftohtë, ndërsa janë vetëm 1 pikë larg “final-four”.

Ivan Gvozdenovic, trajneri i AF Elbasanit shfaqet i kënaqur me ecurinë e ekipit deri në këtë pikë të sezonit, por nuk është koha për të festuar pasi në sytë e tij Elbasani i ka të gjithë shanset për të siguruar një vend mes katër ekipeve të para. Kalendari i rezervon këtë të shtunë një rival jo të lehtë, Bylis, skuadër që lufton për mbijetesë:

“Ndeshja me Bylisin do të jetë e vështirë, pasi edhe kundërshtari do të luftojë fort për pikë, por skuadra jonë do të japë maksimumin në fushë, si gjithmonë.

Unë dua të qëndroj me ‘këmbë në tokë’ dhe të shohim ecurinë e skuadrës ndeshje pas ndeshjeje, për të parë nëse do të sigurojmë një vend të rëndësishëm në Final Four.”

Elbasani synon jo vetëm prezencën në “final-four”, por Gvozdenovic nuk përjashton asgjë, e sheh ekipin e tij edhe në garë edhe për titull, fundja me të drejtë, por fillimisht duket t’i rrëmbejnë vendin e katërt Partizanit. Elbasani-Bylis do të luhet të shtunën, ashtu si të gjithë takimet e tjera, në të njëjtën ditë në të njëjtin orar, 15:30.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

afati kushtetues per themelimin e kuvendit po afrohet pason rreziku per zgjedhje te jashtezakonshme 67f8c728a46a6
Story i mëparshëm

Afati kushtetues për themelimin e Kuvendit po afrohet – pason rreziku për zgjedhje të jashtëzakonshme!

cila eshte fjala me e kerkuar ne google per vitin 2025 deri me tani 67f8cbd6b8217
Story i radhës

Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

Të fundit nga

ShkoLartë