Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan një diskutim publik në shkollën “Sami Frashëri”, me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve dhe me anëtarë të këshillave në shkolla të ndryshme të Tiranës.
Ministrja e Arsimit në fjalën e saj theksoi se duhet të intesifikohet komunikimi dhe njëkohësisht të fuqizohen instrumentat e parandalimit të fenomeneve të dëmshme.
Na duhet një bashkëpunim dhe një komunim me prindërit të cilët jeni një fackor përcaktues që fëmijët të shpalosin potencialin në arsim.
Të intesifikojmë komunikimin me njëri- tjetrin. Sot jemi me Këshillin e Prindërve për të dsikutuar për aspektet që lidhen me instrumentet e parandalimit që ne duhet t’i fuqizojmë së bashku. Ngjarja, një moment për të reflektuar dhe për të fuqizuar mekanizmat parandalues të çdo forme bullizmi dhe online. Kemi 850 punonjës socialë në sistemin arsimor parauniversitar, kemi rritur numrin e oficerëve në shkolla në 240, po nga ana tjetër të përmirësojmë dhe protokollet e punës.
Kemi të gjithë informacionin që na tregojnë së këto struktura janë funksionale. Në 95% të rasteve janë referuar te prindërit dhe te strukturat e tjera. Kemi nevojë ta përmirësojmë duke u përcjellë prindërve informacione periodike. Ta shfrytëzojmë teknologjinë që të jemi më në kontakt me njëri- tjetrin.
Rrjetet sociale duam apo nuk duam janë pjesë e realitetit të ri. Megjithëse disa s’e kanë informacionin se cilat janë modelet e duhura etj, dhe për ta do duhet të kujdesemi ne. Duhet të rrisim këto instrumente dhe mekanizma t’i fuqizojmë për të bërë të mundur që fenomenet të eleminohen. Cilat janë masat, t’i mbyllim apo kufizimin në bazë moshe?
Kjo është një përgjegjësi e përbashkët, për të rritur angazhimin dhe për të intensifikuar komunikimin për të gjetur rurgë të reja dhe novatore.
Elementi kyç është oficeri, punonjësi social dhe psikologu i shkollës, por që ka nevojë të zgjerohet roli i tyre në funksion të parandalimit të fenomeve të dëmshme. Një pjesë e diskutimit për të marrë masat ne si qeveri, për t’i mbyllur apo të vendosim filtra. Jemi duke riparë të gjithë programin mësimor në funksion të punëve në grup dhe diskutimeve të hapura dhe po punojmë me mësuesit, në atë që kërkon koha për mësimdhënien. Do të kemi një seri takimesh me të gjitha shkollat, ky nuk është takim i parë.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, foli për një sistem monitorimi në shkolla dhe për një financim të konsiderueshëm që do të marrim nga Emiratet e Bashkuara, ku prindërit do të kenë akses të ndjekin me kamera çdolloj situate jashtë disiplinës mësimore, si dhe vendosjes së kontrollit digjital të të gjitha hyrjeve dhe daljeve nga shkolla dhe të çdo mjeti metalik.
Kemi dëshiruar të bëjmë bashkëbisedim. E gjithë problematika që lindi nga një tragjedi. Jemi në kushtet kur një proces i tërë ndryshimi në të gjitha aspektet ka nisur prej kohësh, por dua t’ju them një element që jemi marrë shumë sidomos në periudhën 2023 dhe 2024 që është elementi i ndërveprimit lidhur me rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla. Kemi 2030 raste të raportuara, ka pasur dhe më shumë por këto janë raportuar dhe janë cilësuar problematike, në këto raste është bërë njoftimi i prindërve në 20% të rasteve është njoftuar dhe policia. Juve ju intereson, çfarë konkretisht do të bëjmë për të krijuar qetësi.
Ne kemi një projekt që e kemi filluar afro një viti dhe po e finalizojmë, si projekt tani dhe në fund të dhejtorit besoj do nënshkruajmë marrëvëshjen. Një sistem monitorimi në shkolla dhe një financim të konsiderueshëm që do ta marrim nga Emiratet e Bashkuara, ky sistem mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor. Prindërit mund të kenë akses për të parë aktivitetin, klasën çdolloj situate jashtë disiplinës mësimore është e regjistruar. Një tjetër e rëndësishme është vendosjes së kontrollit digjital të të gjitha hyrjeve dhe daljeve nga shkolla për cdo lloj mjeti metalik.
Kryeministri Edi Rama theksoi se ideja për të ndaluar Tik Tok-un dhe Snapchat-in, si dy platforma problematike është një ide që po mendohet të shtrohet për një diskutim më të gjerë. /SCAN
Burimi: pcworld.al