Forcat e Armatosura të Türkiye-s vazhdojnë me operacionet antiterroriste në veri të Irakut, ndërsa në njërën prej tyre janë regjistruar momentet e dorëzimit të pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat turke identifikuan 4 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, pas së cilës pasoi një operacion ajror në rajon. Terroristët, duke kuptuar se nuk kishte rrugëdalje, vendosën të dorëzohen, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Filmohet dorëzimi i terroristëve të PKK-së tek forcat turke https://t.co/lZnKSQpMfp pic.twitter.com/EsV5EjwLDO — ANADOLU AGENCY (AL) (@aa_albanian) December 12, 2022
Gjatë operacionit të koordinuar të forcave turke nga ajri dhe nga toka, grupi terrorist është rrethuar plotësisht.
Duke parë se nuk mund të arratisen nga pozicioni në të cilin ndodheshin, 4 terroristë u dorëzuan duke lëshuar armët. Terroristët që zbritën në rrugë u kapën nga trupat komando pasi u morën masat e sigurisë.
Në videon e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s, dëgjohet komunikimi përmes radio-lidhjes midis komandove dhe pilotit të helikopterit që vepronte në rajon.
Me këtë rast terroristëve iu sekuestruan katër pushkë automatike AK-47 dhe 600 copë municione, 10 granata dore, radio dhe një dylbi snajperi.