Filluan punimet për Korridorin 10D, Kovaçevski: Mbajmë premtimin, investojmë në projekte kapitale për një ekonomi më të zhvilluar

min lexim

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot ishin pjesëmarrës në ngjarjen me rastin e aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir, pjesë e Korridorit 10D.

Kovaçevski përmes disa fotografive të shpërndara nga vendpunimi i Korridorit 10d, shkruan se po realizohen projekte kapitale që e vendosin Maqedoninë e Veriut në hartën globale të trafikut dhe investimeve dhe se kjo qeveri po realizon premtimet e veta.

Statusi i plotë:

Po intensifikohet dinamika për ndërtimin e seksionit Prilep-Manastir, i cili është pjesë e Korridorit 10-d. Me minimin e sotëm të këtij seksioni, me gjatësi 40 kilometra, po intensifikojmë ndërtimin e Korridorit 10-d, i cili është pjesë e projektit me Korridorin 8.

Rajoni i Pellagonisë po merr një infrastrukturë rrugore moderne, që nënkupton udhëtim të sigurt, lidhje më të mira rrugore, por edhe zhvillim të bizneseve të tjera nga sektori i shërbimit dhe prodhimit.

Me aktivitetet intensive të ndërtimit të seksioneve që janë pjesë e dy korridoreve 8 dhe 10-d, po realizojmë investimin më të madh në infrastrukturën kapitale, i cili do ta pozicionojë vendin në hartën globale të trafikut dhe investimeve.

Kjo iu premtua qytetarëve të Prilepit, Manastirit dhe gjithë rajonit të Pellagonisë me dekada, por nuk u nis kurrë. Ne kemi dëshmuar se atë që themi, e bëjmë. Ne investojmë në projekte kapitale, për rrugë moderne dhe të sigurta, për një ekonomi të zhvilluar. /indeks.mk

Story i mëparshëm

Presidenca e Shqipërisë në KS/ Ministri Hasani deklaratë para nisjes së Debatit të Hapur: Duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt

Story i radhës

Politikani serb ia vë flakën vetes para stacionit policor

Të fundit nga