​Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, sigurohen 85 mijë doza

October 2, 2024
1 minut lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se që nga e hëna ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në gjithë vendin.

Sipas njoftimit vaksinimi është duke u bërë në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse.

Grupet me prioritet për vaksinim kundër Gripit sezonal janë: Punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar, personat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ekipet e vaksinimit sipas IKShPK-së janë të përgatitura dhe të motivuara për një fushatë të suksesshme të vaksinimit.

Ekspertët e IKSHPK-së, po mbajnë këtyre ditëve takime intensive me punëtorët shëndetësor dhe grupet e tjera për të ritheksuar rëndësinë e vaksinimit. Sivjet, furnizimi me vaksina të Gripit sezonal është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe për këtë sezon, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 000 doza”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush kryeson Harris apo Trump? – këto janë rezultatet në 7 shtete

Story i radhës

Sulmi nga Irani, ministri i Jashtëm i Izraelit falënderon Kosovën për mbështetje

Të fundit nga

ShkoLartë