Fillon sot fushata për zgjedhjet parlamentare

Në kulmin e fushatës për zgjedhjet presidenciale, sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare. Të dyja fushatat do të zhvillohen paralelisht gjatë katër ditëve të ardhshme, duke përfshirë edhe ditën e sotme. Ndërkohë më 22 prill fillon heshtja 48-orëshe për zgjedhjet presidenciale.

Përkundër heshtjes për zgjedhjet presidenciale, fushata për zgjedhjet parlamentare do të vazhdojë edhe në këto dy ditë. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të zgjasë deri më 6 maj, pas së cilës do të fillojë heshtja dyditore para 8 majit – dita e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

“Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet SPAK-ut me delir”, Spiropali-opozitës: Vini këtu të mbani peng Parlamentin

Të fundit nga