Sot, më 16 prill 2025, në Gjykatën Themelore të Pejës po mbahet shqyrtimi fillestar për rastin e njohur si “Foshnja në lavatriçe”, një ngjarje që tronditi opinionin publik në dhjetor 2022.
Rasti lidhet me vdekjen tragjike të një foshnjeje në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e cila dyshohet se u fut në lavatriçe bashkë me çarçafë, pas lindjes pa shenja jete.
Hetimet e mëparshme kanë zbuluar se nëna e foshnjës mësoi për ngjarjen nga media.
Ndërsa familjarët u përballën me refuzimin e spitalit për të dorëzuar trupin e pajetë, çka çoi në zbulimin e incidentit. Prokuroria dhe Inspektorati Shëndetësor kanë ndërmarrë veprime për të hetuar përgjegjësitë e mundshme të stafit mjekësor.
Burimi: botasot.info