Fillon sezoni i ngrohjes në Shkup, në sistem janë të kyçur 63.000 konsumatorë

min lexim

Prej sot fillon sezoni i ngrohjes për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit që do të zgjasë deri më 15 prill 2025, me mundësi të vazhdimit për edhe 15 ditë varësisht nga temperaturat e jashtme. 

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) thonë se gjatë sezonit të ngrohjes furnizuesi është i detyruar të sigurojë ngrohje prej orës 6:00 deri në orën 22:00. Megjithatë, në fillim të sezonit të ngrohjes nëse ka temperatura të jashtme të larta të ditës, dërgesa e energjisë së ngrohjes do të ndërpritet, ndërsa nëse temperaturat bien nën 15 gradë Celsius, dërgesa do të vazhdojë. 

“Konsumatorët dhe bashkësitë e pronarëve luten që sa më shpejtë të eliminojnë defektet e instalimeve të brendshme të ngrohjes dhe të sigurojnë qasje të papenguar në termocentralet, si dhe furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike. Kjo përfshin pagesën e faturave të energjisë elektrike për stacionet termike dhe mirëmbajtjen e një instalimi elektrik funksional. Konsumatorët mund të kontrollojnë nëse objekti i tyre është në listën e objekteve aktualisht të mbyllura që nuk kanë kushte për furnizimin e energjisë termike. Kjo listë mund të gjendet në linkun Objektet e mbyllura – Furnizimi ESM (https://esm-snabduvanje.mk/?page_id=1348)”, theksuan dje SHA EMV.

Për informacione, raportime të defekteve ose njoftime për intervenime të përfunduara, siç thanë, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit 02 3076 200 dhe 075 400 100.

Në rrjetin e ngrohjes së EMV janë të kyçur 63 000 konsumatorë, prej të cilëve 61 000 furnizohen përmes firmave të reja të formuara të EMV për Prodhimtari, Shpërndarje dhe Furnizim, përderisa 2000 konsumatorë furnizohen përmes filialit EMV Energjetikë.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Mos lejoni të rrëmbeheni nga borxhi kohor!

Story i radhës

Fermerët kërkojnë përshpejtimin e pagesave të subvencioneve për qumësht

Të fundit nga

Mungesat te Spanja

Dëmtimet, largimet nga kombëtarja apo momentet e vështira detyrojnë një ndryshim, për të bërë një ekip