Fillon rikonstruimi i rrugës Orizare-Sllupçan

April 26, 2025
1 minut lexim

Në Komunën e Likovës ka nisur sot projekti i rikonstruktimit të rrugës Orizare-Sllupçan, një investim me vlerë prej 900 mijë eurosh. Projekti është miratuar unanimisht nga këshilli komunal, pavarësisht përkatësisë politike të këshilltarëve.

Këshilltari i Alternativës në Komunën e Likovës, Iljasa Abazi, theksoi se të gjitha projektet që janë në të mirë të qytetarëve janë përkrahur nga të gjithë këshilltarët. Ai vuri në pah se dokumentacioni i përgatitur nga Komuna e Likovës është pranuar nga koalicioni VLEN pa asnjë refuzim, çka dëshmon përkushtimin për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.

Përveç rikonstruktimit të rrugës, në fshatin Orizare ka nisur edhe rregullimi i lumit, ndërsa në Ropalcë po ndërtohet një terren i hapur sportiv. Ndërkohë, në kuadër të mbështetjes së sportit lokal, koalicioni VLEN do të ndërtojë tribunat në stadiumin “AbdulMexhit Shahini”, falë ndihmës së zonjës Safije Sadiku Shahini, zëvendësministre, e cila ka ndarë fonde për mbështetjen e klubeve sportive.

Ky investim shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës sportive në komunën e Likovës.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

A mund të lind diçka më shumë me Erandin në Ferma VIP? Flet vajza e Elinarës

Story i radhës

VLEN i përgjigjet BDI-së: Populli do drejtësi, jo Soravia e drogë!

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë