Së shpejti edhe fëmijët e lagjes “Dardania” në Gjakovë do të kenë hapësirën e tyre për zhvillimin e aktiviteteve rekreative jashtëshkollore.
Falë investimit në ndërtimin e terrenit sportiv në këtë lagje, projekt ky i financuar nga Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport .
Siç bëhet e ditur, do të ndërtohet teren sportiv për streetball si dhe do të ngrihet këndi i lojërave.
Rregullimi i hapësirave rekreative në këtë pjesë të komunës së Gjakovës është pjesë e një projekti më të zgjeruar të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport që është duke rregulluar edhe terrene të tjera në zona të tjera të komunës.
Finalizimi i terrenit sportiv në lagjen “Dardania” pritet të përfundojë në fund të muajit maj.