Fillon projekti i ri Tvining për përforcimin e Korrnizës Nacionale të Kualifikimeve si instrument për punësueshmëri më të madhe si dhe integrim social të qytetarëve

March 10, 2022
min lexim

Кorrniza Kombëtare e Kualifikimeve është instrument për përshtatjen e vazhdueshme dhe efektive të sistemit të arsimit dhe kualifikimeve, i cili si i tillë do të sigurojë kualifikime që do të jenë në funksion të nevojave të tregut të punës për punësim më të lehtë të individëve dhe për zhvillimin personal të secilit individ, e me këtë edhe të shoqërisë në tërësi.

Këtë e deklaroi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën në të cilën u paralajmërua fillimi i  projekti i ri Tvining  “Mbështetje e mëtejshme për zbatimin e KKK”, i cili do të funksionalizojë dhe përforcojë më tej Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve e cila ka rolin e një mjeti si për komunikim poashtu edhe për inicimin e reformave në arsim duke vendosur një standard kombëtar që rregullon marrjen dhe përdorimin e kualifikimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Korrniza jonë  kombëtare e kualifikimeve, të cilën e kemi krijuar gjithashtu me  Tvining projektin IPA1, ka një bazë të mirë për zhvillim të mëtejshëm. Ajo në thelb është në përputhje me korrnizën europiane që para disa viteve. Procesin e kemi filluar në vitin 2014 ndërsa  në shkurt të vitit 2016 Korrniza Maqedonase u bë  e dukshme për të gjithë” theksoi Shaqiri, duke rikujtuar se që atëherë, korniza është duke u avancuar vazhdimisht.

Dukshmëria dhe transparenca janë  pjesë integrale e procesit të sigurimit të cilësisë. Kjo është arsyeja pse kualifikimet tona publikohen në Regjistrin e Kualifikimeve. Janë futur të gjitha standardet e miratuara të kualifikimeve dhe së shpejti do të fillojë prezantimi i standardeve profesionale të miratuara deri më tani.

“Na presin edhe shumë detyra për pjesëmarrjen tonë aktive në punën e Grupit Këshillues për Korrnizën Europiane të Kualifikimeve, para se gjithash përmbushja e detyrimeve të shumta nga Udhërrëfyesi për zbatimin e mëtejshëm të Korrnizës Kombëtare të Kualifikimeve, përgatitjen dhe dorëzimin e tabelave krahasuese për kualifikimet, deri në përgatitjen dhe prezantimin e Raportit për vlefshmërinë e mësimit joformal dhe informal, si dhe harmonizimin  me standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë” u shpreh Shaqiri.

Shaqiri faleminderoi  Bashkimin Europian i cili  financon zbatimin e projektit, si dhe falënderoj të gjitha vendet partnere – Lituaninë, Francën dhe Slloveninë të cilët siç u shpreh ai  me  përvojat e  tyre si shtete anëtare do të mbështesin vendin tonë në të ardhmen që të kemi një Korrnizë më efektive Kombëtare të Kualifikimeve

Në fund të fjalimit të tij ministri theksoi se vetëm me punë të përbashkët dhe diskutime konstruktive mund të kontribuojmë në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të kualifikimit në vendin tonë dhe me reformat e nisura në arsim konfirmojmë qëndrueshmërinë e tij.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kina do i shpallë luftë ishullit? Ja çfarë thotë ministri i Mbrojtjes së Tajvanit

Story i radhës

Rusia e akuzuar në dy gjykata ndërkombëtare për krimet në Ukrainë

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë