Kanë filluar punimet për ndërtimin e sheshit qendror në Rahovec, projekt ky i cili tejkalon shumën prej 3 milion euro. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se po e përmbushin një zotim publik dhe sipas tij punimet pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2025.
Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit, Latifi ka thënë se sheshi do të ndryshojë pamjen e qytetit dhe do të lehtësojë jetën e qytetarëve.
Latifi: Vlera e kontratës për ndërtimi ne sheshit qendror është 3 milion e 817 mijë euro
“Vlera e kontratës është 3 milion e 817 mijë euro, parkingu me sipërfaqe 4850 metra katror, numri i vend-parkingjeve vetëm këtu është 206, ne kemi filluar tash me parkingun nëntokësor shpresojmë që do të kemi shumë shpejtë ndryshime në këtë pjesë të sheshit, në këtë shesh i cili ka një sipërfaqe të madhe do të kenë mundësi me u përshtatë ose me u akomodu për ngjarje të mëdha edhe kulturore edhe artistike, pro edhe ngjarje që janë në përputhje me profilin e komunës sonë por që janë në synimet e aspiratat e komunës sonë. Aty do të jetë tregu ditor për nevojat e prodhueseve tanë por edhe për nevojat e blerësve do të jetë një treg moderni i mbyllur, si dhe do të ketë një zhvendosje të rrugës Bajram Veliu dhe do të ketë një koordinim, një lidhje shumë të mirë edhe për qarkullimin jo vetëm të këmbësorëve por edhe të automjeteve”, ka thënë Latifi.
Këtë projekt, Latifie ka cilësuar si më të madhe në historinë e urbanizimit në këtë komunë.
Latifi: Ndërtimi i sheshit qendror, projekt më i madh në historinë e urbanizmit në Rahovec
“Edhe ata që kanë qenë skeptik besoj që po përmbushim një detyrim, një zotim publik që sheshi qendror do të ndërtohet brenda këtij mandati qeverisës. Ne synojmë që diku në vitin 2025 në gjysmën e dytë të vitit 2025 ti japim fund të gjitha punëve që kanë të bëjnë me ndërtimi n dhe funksionalitetin e sheshit qendror të qytetit Rahovecit…Është projekti më i madh në historinë e urbanizimit në komunën tonë. Unë besoj që edhe qeveria e Kosovës e ka parë që kanë filluar tashëm punimet në këtë shesh dhe mund të jap kontributin e vet edhe në radhë të parë financiar, në përkrahje të këtij sheshi por edhe kontribute të tjera të cilat ne do ti mirëpresim nëse vinë nga qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.