fillon kampi nacional i fbk se 668d109c96e4e

Fillon Kampi Nacional i FBK-së

July 9, 2024
1 minut lexim

Zyrtarisht ka filluar kampi Nacional i Basketbollit, i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në kuadër të projektit Youth Development Fund (YDF).

Ky kamp, i cili ka për qëllim zhvillimin e të rinjve, do të mbledhë fëmijët e lindur në vitet 2011-2012 dhe do të zhvillohet në ambientet e Gjimnazit Loyola në Prizren, nga data 8 deri më 13 korrik 2024.

Kampi Nacional i këtij viti përfshin një program të gjerë trajnimi, i cili është i dizajnuar për të ndihmuar në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive basketbollistike të pjesëmarrësve. Fokusi kryesor i trajnimeve do të jetë në teknikat themelore të basketbollit, zhvillimin e aftësive individuale dhe kolektive, si dhe në nxitjen e shpirtit të garës dhe bashkëpunimit ndërmjet fëmijëve.

Kjo iniciativë ka për qëllim jo vetëm përmirësimin e aftësive teknike, por edhe zhvillimin e vlerave të rëndësishme si disiplina, përkushtimi dhe respekti për sportin dhe shokët e skuadrës.

Synimi kryesor i Kampit Nacional është të kontribuojë në formimin e fëmijëve si lojtarë të ardhshëm potencialë për ekipet kombëtare të Kosovës. Duke i ekspozuar ata ndaj një ambienti profesional dhe trajnimeve intensive, FBK synon të identifikojë dhe të kultivojë talentet e reja që do të përfaqësojnë vendin në garat ndërkombëtare në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

australia emeron te derguar te posacme per trajtimin e antisemitizmit 668d0e7e33812
Story i mëparshëm

Australia emëron të dërguar të posaçme për trajtimin e antisemitizmit

oriola marashi publikon fotografi mahnitese ne bikini te kuqe ekspozon figuren tejet joshese 668d10d5aedb4
Story i radhës

Oriola Marashi publikon fotografi mahnitëse në bikini të kuqe, ekspozon figurën tejet joshëse

Të fundit nga

Nisin homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Homazhet për tashmë të ndjerin Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë nisur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku që në orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë