Sot në Gjykatën Themelore në Tetovë ka nisur gjykimi për zjarrin tragjik në Spitalin Modular.
Seanca e parë u anulua për shkak të mungesës së të akuzuarve Artan Etemi dhe Boban Vuçevski. I akuzuari Florin Besimi ishte i pranishëm në seancë, ndërsa avokati i tij kërkoi që të bëjnë këqyrje të provave, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pas anulimit të seancës, Besimi para gazetarëve tha se të gjithë atë që ka për ta thënë do ta thonë para gjykatës.
“Të gjitë atë që kam për ta thënë për këtë rast tragjik, do ta them para gjykatës. Unë personalisht i besoj sistemit gjyqësor dhe jam i bindur se do të zbardhet e vërteta”, tha mes tjerash Besimi.
Seanca e radhës për këtë rast u caktua për më 14 tetor në ora 10:00.
Ndryshe, në tetor të vitit 2021, Prokuroria njoftoi se sipas ekspertizës së MPB-së, zjarri në spitalin modular ka ardhur si pasojë e djegies së kabllos vazhduese, në të cilin është vendosur një aparat defibrilator-reanimues, një karrikues celulari dhe një tjetër pajisje tjetër.
Gjatë asaj periudhe, ekspertë dhe hetues nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë, raporti i të cilëve erdhi në janar 2022, kërkuan ndihmë në hetim.
Ndryshe, zjarri në spitalin modular shpërtheu më 8 shtator 2021, duke mbetur 14 persona të vdekur. Pas këtij rasti, pati marsh civil në tetor, të cilët kërkuan përgjegjësi për tragjedinë./Telegrafi/