fillon fushata informuese per qytetaret per thirrjen publike nga programi ipard 2021 2027 per masen 1 67b4c60558243

Fillon fushata informuese për qytetarët për Thirrjen Publike nga Programi IPARD 2021-2027 për Masën 1

February 18, 2025
1 minut lexim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trupi Menaxhues i IPARD-it, Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë nisin një fushatë për informimin e përfituesve të mundshëm mbi mundësitë që ofron instrumenti i ndihmës para-anëtarësuese të Bashkimit Evropian për zhvillimin rural – Programi IPARD.

Në kuadër të kësaj fushate, dhe me rastin e shpalljes së fundit të Thirrjes nga Programi IPARD 2021-2027 (IPARD 3) për Masën 1 – Investime në mjetet themelore të ekonomive bujqësore, do të organizohen ditë informuese në disa qytete, fshatra dhe vendbanime. Në këto takime, të gjithë aplikantët e interesuar (persona fizikë, juridikë, kooperativa, shoqëri bujqësore etj.) do të mund të informohen mbi procedurat dhe kushtet e aplikimit për shfrytëzimin e fondeve nga ky program.

Më 20 shkurt 2025, ditët informuese do të mbahen në komunën e Novacit, duke filluar nga ora 11:00 në sallën e komunës dhe në komunën e Mogillës, duke filluar nga ora 14:00 në sallën e komunës së Mogillës.

Të gjitha informacionet mbi detajet, dokumentet e nevojshme dhe thirrjet publike mund të gjenden në faqet zyrtare dhe numrat e telefonit të mëposhtëm:

– Trupi Menaxhues i IPARD-it pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – https://ipard.gov.mk ose në numrat 02/3134-477 lokalet 113, 114 dhe 115.

– Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – http://www.ipardpa.gov.mk ose në numrin 02/3097-460.

– Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë – http://agencija.gov.mk/ ose në numrat 047/228-330 dhe 047/228-370.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

presidenti i estonise uron osmanin per 17 vjetorin e pavaresise 67b4c5cb9f18c
Story i mëparshëm

Presidenti i Estonisë uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë

akep me nje drejtues te ri 67b4c89cc0a2d
Story i radhës

AKEP me një drejtues të ri

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë