Fillon edicioni i 34-të i “Flakës së Janarit”/ Hyseni: Për 3 javë, Gjilani do të jetë qendër e aktiviteteve kulturoro-artisitike

January 10, 2025
1 minut lexim

Fillon edicioni i 34-të i “Flakës së Janarit”/ Hyseni: Për 3 javë, Gjilani do të jetë qendër e aktiviteteve kulturoro-artisitike

Të shtunën fillon manifestimi mbarëkombëtar, “Flaka e Janarit”, organizuar nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport.

Aktivitetet do të fillojnë me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për të vazhduar deri me 31 janar me aktivitete të shumta kulturore e artistike.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se edicioni i 34-të i “Flakës së Janarit” nis më 11 janar në Gjilan.

“Për 3 javë, qyteti do të jetë qendër e aktiviteteve kulturore e artistike në nderim të dëshmorëve. Filma, festivale, ekspozita e panele do të kujtojnë sakrificën e tyre”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, fton qytetarët t’i bashkohen aktiviteteve për të nderuar traditën dhe për të mbajtur gjallë flakën e kujtesës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Austri: Protesta kundër një qeverie të mundshme të FPÖ-së

Story i radhës

Rovena zbulon se në cilën moshë ka humbur virgjërinë

Të fundit nga

ShkoLartë