E rastësishme ose jo në kohë fushate partia e Bilall Kasamit dhe VMRO DPMNE kanë nisur punimet në njërën ndër rrugët e një lagjeje të banuar me maqedonas.
Kjo duket më shumë një bashkëpunim dhe koordinim për një Këshill të përbashkët mes partisë Besa dhe VMRO pas 20 gushtit.
Partia maqedonase VMRO DPMNE ka konfirmuar për rikonstruimin e rrugës Teodor Cipovski Merxhan deri tek kisha “Shën Kirili dhe Metodi” duke thënë se atë që VMRO e premton edhe e realizon,por Komunën në ndërkohë e drejton Besa dhe ajo është realizuesi i këtij investimi infrastrukturorë.
Burimi: Tetovasot