Fillojnë përgatitjet e ngrohjes në Prishtinë, takohet Osmani dhe Rama për sezonin e ri

October 8, 2024
1 minut lexim

Kryeshefi Ekzekutiv i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, bashkë me drejtorët ka mbajtur një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për përgatitjet e sezonës së re ngrohëse dhe projektet kapitale që po i zhvillon ndërmarrja.

“Përkrahja që Kryeqyteti Prishtina po i jep Termokos në vazhdimësi, është vendimtare në transformimin e sistemit të energjisë termike për Prishtinën”, ka thënë Osmani.Tutje, ai shtoi se prioriteti i tyre është zgjerimi i rrjetit të ngrohjes deri në mbulueshmërinë e gjithë kryeqytetit me ngrohje.

“Jemi duke finalizuar master planin e zgjerimit i cili synon të rrisë efikasitetin dhe të ofrojë një furnizim më të qëndrueshëm e miqësor me mjedisin për qytetarët”, shtoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Problemi me ujërat e zeza në Haraçinë – Komunës i duhen 10 milionë euro për ta ndërtuar stacionin e filtrimit

Story i radhës

Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Të fundit nga

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë. Të shtunën pritet që pas përfundimit të punëve të kuvendit të parë, të bëhet zyrtarisht
ShkoLartë