Kryetari i Ferizajt ka bërë të ditur se ka filluar fushata e korrje-shirjeve në këtë komunë. Aliu ka sqaruar se nga 4 000 hektarë të mbjella me grurë rendimete pritet të jenë 4 tonelata për hektarë, kurse si mesatare e përgjithshme e Ferizajt hambarit të grurit i sigurohen 3.5 tonelata për hektarë
“Si edhe fermerë tjerë, Shukri Sallahu nga fshati Zllatar, nisi fushatën e korrje-shirjeve të grurit në mbi 100 hektarët e mbjella prej tij.
Sipas specialistëve nga 4000 hektarët e mbjellura me grurë në Ferizaj, në disa rajone rendimenti është 4 tonelata për hektarë, kurse si mesatare e përgjithshme e Ferizajt hambarit të grurit i sigurohen 3,5 tonelata për hektarë”.
“Qoftë e begatë sofra jonë, ekonomia jonë me punën e djersën e fermerëve në fushatën e korrje-shirjeve”.