Filloi testimi i nxënësve për COVID-19 në shkollat e Maqedonisë

1 minut lexim

Testimi i nxënësve për Kovid19 në shumicën e shkollave fillore të vendit nuk filloi edhe pse ishte e paralajmëruar për sot.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë siguruar pesë mijë pëlqime nga prindërit për testimin e nxënësve, ndërsa në bazë të marrjes së pëlqimeve të prindërve është bërë plan për realizimin e skriningut në terren, i cili sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka filluar në disa shkolla ndërsa do të vazhdojë të hënën.

Në kuadër të fazës së parë do përfshihen shkollat fillore të Shkupit ndërsa do kyçen ekipe mjekësore nga Qendra për Shëndet Publik dhe Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Ndryshe, para disa ditëve testimi skrining i rastësishëm filloi në Shkupi, ndërsa është paralajmëruar se do të zgjerohet edhe në qytete tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Paraburgim për 6 të arrestuarit në laboratorin e drogës në Suharekë

Story i radhës

Çfarë do të bëjë nëse Rama e propozon sërish për President? Ja si përgjigjet Meta

Të fundit nga