Filloi takimi i 16-të i Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit Maqedoni e Veriut–BE

March 17, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeson takimin e 16-të të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian (BE) që po mbahet në Shkup, raporton Anadolu.

Në takim marrin pjesë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së dhe institucioneve evropiane.

Nga ana tjetër, në takim, përveç kryeministrit Kovaçevski, marrin pjesë edhe zv.kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Para fillimit të seancës plenare të takimit, kryeministri Kovaçevski pati një takim të ndarë me përfaqësuesit e lartë evropianë.

Gjatë ditës është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për media, në të cilën do të marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell dhe komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ekipi i Anadolu filmon situatën në qytetin Chasov Yar, nën bombardimet intensive në Ukrainë

Story i radhës

Escobar sot në Prishtinë, takim me Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë