MOZ 1

Filloi punëtoria dyditore për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Ndërkulturalizmin dhe Kohezionin Shoqëror 2027–2032

November 13, 2026
1 minut lexim

Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Shpend Murati, hapi sot, më 12 nëntor, ditën e parë të punimeve kushtuar hartimit të Strategjisë së re Kombëtare për Ndërkulturalizmin dhe Kohezionin Shoqëror për periudhën 2027–2032. Në këtë seancë marrin pjesë përfaqësues të Kuvendit, pushtetit ekzekutiv, ministrive dhe agjencive të ndryshme shtetërore, si dhe ekspertë të fushave përkatëse.

Seanca është pjesë e një procesi më të gjerë dhe gjithëpërfshirës, i cili zhvillohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Zyrës së Komisarit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare.

MOZ 3

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit shqyrtuan ecurinë e procesit, analizuan gjetjet dhe mësimet e nxjerra nga konsultimet e mëparshme, si dhe rezultatet e krahasimeve me strategjitë e mëhershme dhe dokumentet e tjera strategjike vendore e praktikat ndërkombëtare.

Në fokus të diskutimeve ishin identifikimi i mangësive dhe sfidave aktuale, përcaktimi i masave për eliminimin e paragjykimeve, ndasive dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe propozimi i zgjidhjeve konkrete dhe objektivave të realizueshme.

Qëllimi është krijimi i kushteve për një nivel më të lartë të bashkëpunimit ndërmjet bashkësive, qasje të barabartë, përfaqësim të drejtë dhe forcim të kohezionit shoqëror.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BILALL KASAMI DHE IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

kasami per badenterin levica bashkon votat me bdi ne kunder ligjeve ne interes per shqiptaret 6af638a813e1d
Lajmi i radhës

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Të fundit nga

ShkoLartë