Filloi me punë biznes klubi i Maqedonisë në Tiranë

April 27, 2022
1 minut lexim

Në organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut, në prani të mbi 20 afaristëve nga Maqedonia e Veriut, të cilët veprojnë në tregun shqiptar, është ripërtëritur puna e Biznes klubit të Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Në takimin kanë marrë pjesë edhe kryetarja e odave ekonomike, Ines Muçostepa dhe kryetari e Odës ekonomike në Durrës, Alban Isteri.

“Mbledhja u organizua në Qendrën kulturore informative të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të promovimit të unitetit të biznes bashkësisë nga vendi i jonë, këmbimit të informatave dhe ideve për paraqitje më të suksesshme para biznes bashkësisë shqiptare, respektivisht çështeve dhe problemeve me interes të ndërsjellë”, informuan nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Përfaqësuesit e kompanive, si “Vitaminka Prilep”, “Alkaloid – Shkup”, “Çimentorja Usje”, “Duna kompjuterë”, “Eurofarm”, “BE-DA logjistikë” e tjerë, kanë shprehur kënaqësi nga kjo qasje e bashkëpunimit dhe mbrojtes së interesave të tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haliti u bën apel qytetarëve të mos i djegin pyjet

Story i radhës

UEFA po planifikon ndryshime të mëdha

Të fundit nga

ShkoLartë