Filloi debati në komision për buxhetin e 2025 – Për pushtetin, është zhvillimor, për opozitën gjeneron borxhe

November 14, 2024
1 minut lexim

Sipas pushtetit, zhvillimor me komponent social ndërsa sipas opozitës është gjenerues i borxheve të reja, të tilla janë vlerësimet për propozim buxhetin për 2025 që do të jetë 6,5 miliardë euro.

Ministrja e financave Gordana Dimitrieska Koçoska duke e prezantuar projeksionin e arkës shtetërore tha se buxheti siguron funksionim të papenguar të institucioneve të shtetit dhe realizim të rregullt të obligimeve.

 

Opozita me kritika për propozim buxhetin, thonë se i njëjti është një projeksion joreal dhe se me politika të këtilla qeveria do ta fusë shtetin në[ borxhe. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se grupi i deputetëve nuk do ta përkrahë këtë buxhet, ndërsa për shkak të mospajtimeve me projeksionet ata kanë dorëzuar gjithsej 300 amendamente.

VMRO-DPMNE e mbron këtë buxhet i cili, siç thanë, është udhërrëfyes  për dalje nga kriza në 7 vitet e kaluara. Për buxhetin foli edhe kryetari i këshillit fiskal Gligor Bishev i cili tha se të dalat buxhetore nuk duhet ta tejkalojnë rritjen nominale të BPV-së. Folën edhe krerët e PP-së, Këshillit gjyqësor dhe nga zyra e Avokatit të popullit të cilët u ankuan se buxhetet e institucioneve të tyre janë shumë të ulëta dhe nuk i plotësojnë nevojat e institucioneve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski: Përmes bashkëpunimit të kompanisë “SOKAR” me AD ESM, shteti do të ketë çmim edhe më të ulët të gazit

Story i radhës

Goditet rrjeti i trafikut të drogës drejt Greqisë, 6 të arrestuar

Të fundit nga

ShkoLartë