Filipçe: Miratuam platformën partiake – do të jetë program për zgjedhjet e ardhshme!

November 24, 2024
1 minut lexim

KONGRESI I LSDM-së

Takimi I parë I përbërjes së re të Këshillit Qendror do të mbahet gjatë javës në vijim dhe në këtë mbledhje do të zgjidhen anëtarët e Këshillit të ri Ekzekutiv, Nënkryetarët dhe Sekretarët e partisë, me cka do të rrumbullaksohet I gjithë procesi i emërimit të Kryesisë së re – tha lideri I LSDM-së, Venko Filipçe, pas përfundimit të Kongresit.

Sipas tij miratohet edhe platforma partiake që do të jetë udhërrëfyes për veprimin e mëtutjeshëm të partisë.

“Është platformë që bazohet në themelet e vlerave socialdemokrate dhe platformë ku trupat e ekspertëve të partisë dhe kryesia e re partiake do të punojë dhe do ta ripërpunojë detajisht me qëllim që të jetë platformë për zgjedhjet e ardhshme në vend, pa marrë parasysh nëse janë lokale apo parlamentare. Do të jemi inkluziv në këtë proces, do ta hapim partinë, do të bëjmë thirrje për kyçjen e njerëzve nga sfera profesionale, kështu që në një process të gjerë konsultativ dhe inkluziv, ky program detajisht do të përpunohet” – tha Filipçe.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ibrahimi nga Likova: “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”

Story i radhës

Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Vijon kthesë për partinë

Të fundit nga

ShkoLartë