Filipçe: LSDM dorëzon ligj për rritjen e pagës minimale në 450 euro

October 21, 2024
min lexim

Shkup, 21 tetor – Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe deputeti, Venko Filipçe dhe grupi parlamentar i LSDM-së, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, propozuan ndryshime dhe plotësime në Ligjin për pagën minimale.

Në konferencën për media, Filipçe tha se një propozim i tillë është për shkak të pasigurisë së madhe aktuale ekonomike dhe politikave të gabuara ekonomike të qeverisë aktuale.

“Me ndryshimet ligjore presim që paga minimale të rritet në 27.700 denarë, që paraqet rritje prej 12,3%. Me këtë, jo vetëm që do të sigurojmë stabilitet financiar për punëtorët, por do të ndikojmë edhe në rritjen e pagës mesatare, e cila do të ndikojë pozitivisht në çdo familje në vend. Metodologjia për harmonizimin e pagës minimale me rritjen e kostos së jetesës dhe pagës mesatare mbetet pjesë e këtij ligji, kështu që do të sigurojmë rritje të besueshme dhe konstante të të ardhurave të qytetarëve në të ardhmen”, tha Filipçe.

Në konferencën për media, Filipçe theksoi se Qeveria e OBRM-PDUKM-së nuk ka përmbushur asnjë premtim lidhur me rritjen e pagave.

“Shporta e konsumit në shtator 2024 arriti në 61.306 denarë, çmimet e produkteve ushqimore bazë po rriten, kurse fuqia blerëse e qytetarëve është ulur ndjeshëm. Sa për t’ju kujtuar, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja për një periudhë shtatëvjeçare, krijoi politika për rritje konstante të pagave dhe punoi në përmirësimin e dukshëm të standardit jetësor të punëtorëve. Në vitin 2016, paga mesatare mujore neto ishte 22.460 denarë, ndërsa në maj 2024 arriti në 41.252 denarë. Ky është rezultat i politikave të përkushtuara që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së çdo qytetari, veçanërisht të punëtorëve”, tha Filipçe.

Në të njëjtën kohë, Filipçe përkujtoi se në kohën e Qeverisë së LSDM-së, paga minimale ka qenë prioritet dhe është rritur nga 8.000 denarë në 22.567 denarë të tanishëm.

“Kjo pagë jo vetëm që ngriti standardin e punëtorëve, por ndikoi edhe në rritjen e pagës mesatare në të gjithë vendin. Punëtorët në Maqedoni meritojnë paga që janë në përputhje me standardet evropiane dhe ne si palë përgjegjëse e kemi përmbushur këtë”, tha Filipçe.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Startupi Worldcoin i Sam Altman distancohet përqendrohet tek teknologjia e skanimit të syrit

Story i radhës

Ishte në kërkim nga Interpoli, arrestohet në kufirin e Jazhincës 40-vjeçari nga Kosova

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar
ShkoLartë