Filipçe jemi dakorduar për një takim me Taravarin

May 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një intervistë për emisionin “Politikantë” në Infomax, bëri të ditur se javën e ardhshme është caktuar një takim me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili po shqyrton mundësinë e largimit nga koalicioni qeveritar.

“Me Arbenin kemi një marrëdhënie të mirë personale si kolegë. Nuk e di saktësisht çfarë po ndodh, nëse do të largohet nga Qeveria apo jo, por kemi rënë dakord të takohemi javën që vjen”, deklaroi Filipçe.

Ky takim vjen në një kohë kur qeveria po përballet me tensione të brendshme dhe mundësi për riformatim të koalicionit. Taravari nuk ka dalë ende me qëndrim zyrtar për qëndrimin e tij në ekzekutiv.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Si të ruani kufijtë emocionalë në fillimet e një lidhjeje – këshillat e terapeutëve

Story i radhës

Stavreski dhe Slavevski në garë për Guvernator të Bankës Popullore

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë