Filipçe: Huamarrja e shndërron vendin në peng të Hungarisë

min lexim

Gjysmë miliardi eurot që Maqedonia e Veriut mori hua nga Hungaria, nuk janë gjë tjetër veçse vendosje e vendit peng të Hungarisë. Kështu e quan kreu i ri i opozitës maqedonase Venko Filipce, huan që u prezantua plot pompozitet nga kryeministri Mickoski një ditë më parë. Për opozitën, kjo hua tregon edhe përcaktimin gjeostrategjik të vendit.

“Për këtë kredi është bërë ujdia në katër sy prej 500 milion euro nga Hungaria, kjo hap shumë çështje, por më e rëndësishmja nga të gjitha është se në çfarë drejtimi do të ecë vendi në periudhën e ardhshme. VMRO DPMNE shumë shpejtë e ndryshuan qëndrimin, të njëjtit njerëz që gjithë vitin e kaluar kritikuan që vendi është i mbytur në borxhe, tani e ngarkojnë me 500 milion euro hua. Më e keqja është që ata kanë negociuar për të marr hua të re derisa në opinion kanë folur që vendi është futur në borxhe të mëdha”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Edhe ekspertët ndajnë dyshime për prejardhjen e parave, duke aluduar në lidhjen e mundshme me ish kryeministrin Gruevski, pavarësisht se nga ana tjetër, Hungaria është ajo që do të administrojë një BE të tërë në këto 6 muajt e ardhshëm

“Anëtarja më problematike në BE është Hungaria, dhe tani Maqedonia që është në situatë delikate politike, kemi çështje të hapur me Bullgarinë, tensione kontestuese me Greqinë. BE nuk na do aq shumë dhe ne në këtë situatë, në vend që ta përmirësojmë pozicionin tonë në raportet ndërkombëtare, afrohemi me shtetin më problematik të BE-së dhe mendoj që pasojat nga ajo mund të jenë shumë të këqija për Maqedoninë. BE do të ashpërsojw qëndrimin ndaj nesh në kontestin me Bullgarinë dhe në pikëpamjet tjera”, tha Branimir Jovanoviç, Ekspert ekonomik.

“Mund të themi lirisht se marrja e huasë e një qeverie nga qeveria tjetër, jep shumë dyshime, dhe është për t[u diskutuar, kur bëhet fjalë për një qeveri siç është Hungaria e cila si anëtare e BE-së është mjaft problematike. Po disi u paralajmërua para se të krijohej qeveria e re, sigurisht që huazimi i tillë do të ketë edhe ndikime politike, aq më tepër kur dihet se edhe ish-kryeministri në azil i Maqedonisë, gjendet në atë vend”, theksoi Nasir Selimi, Profersor universitar.

Sipas të dhënave që ka shpalosur deri tani kryeministri Mickoski, kjo ujdi për kredinë prej gjysmë miliardi euro do të nënkuptojë stabilitet financiar të ekonomisë maqedonase: 250 milionë euro do të përdoren si mbështetje për ekonominë e vendit ndërsa 250 milionë euro të tjera do të ndahen për projekte komunale të investimeve infrastrukturore. Huaja do të ketë një normë interesi prej 3,25 për qind, 3 vjet grejs-periudhë dhe afat shlyerje 12 vjet, që do të thotë gjithsej 15 vjet. Aktualisht, ministritë e financave të të dy vendeve kanë nisur procedurat për ta bërë huan më shpejtë të qasshme.

Story i mëparshëm

Mërgimtarët po vijnë, rritet fluksi i veturave në Tabanovc

Story i radhës

“Arresti politik i paligjshëm”/ Lideri i opozitës, Sali Berisha i drejtohet Strasbugut për arrestimin e tij

Të fundit nga