Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi tashmë është rikthyer me angazhimet profesionale pas një pauze.
Artistja u bë nënë për herë të parë dhe për një kohë u dedikua ndaj djalit të saj, por tani Fifi ka nisur punën për projekte të reja.
Pas suksesit me bashkëpunimin e ri me Young Zerka “Lali”, këngëtarja nga Ferizaj zbuloi se një këngë e re pritet të lansohet shumë shpejt.
Në një postim të fundit në llogarinë e saj në Instagram, Fifi ka njoftoi se kënga e re mban titullin “Hajde shpirt”.
E veshur me një kostum të zi me detaje zinxhirësh ari sipër, autorja e “Diell” dukej më në formë se kurrë më parë.
“E përmbushur, “Hajde shpirt”, së shpejti”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, Fifi është në lidhje me Adis Patushin, çifti u bën prindër të një djali në prill të këtij viti.
Për Adisin ky është fëmija i dytë, ai ka edhe një djalë nga martesa me modelen Adrola Dushi.