Këngëtarja e njohur, Fifi ka bërë një kërkesë publike për disa nga krerët më të rëndësishëm të institucioneve shtetërore në vend.
Përmes një postimi në Instastory, ajo i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministres së Kulturës Elva Margaritit, të marr një pasaportë shqiptare.
Fifi ka theksuar se tashmë ka 7 vite që jeton dhe po zhvillon karrierën në Shqipëri.
“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj dhe jetoj tash e 7 vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisem me pasaportën shqiptare me shqiponjë…
A mund të ndodhi që të bëhem shqiptare ndonjëherë?”, ka shkruar këngëtarja në formë lutjeje.
Kujtojmë që aktualisht ajo po shijon lidhjen e dashurisë me biznesmenin Adis Patushi. Ata u njohën, kur Fifi doli nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP”.