Fifi dedikim romantik për partnerin e saj, Adisin: Erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen

min lexim

Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik-Fifi është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të dashura në estradën shqiptare.

Prej vitesh, artistja nga Ferizaj ka ndërtuar një karrierë të bujshme dhe numëron hitet të shumta që pëlqehen nga publiku.

Por, përveç kësaj, Fifi mbetet e komentuar edhe për jetën sentimentale dhe postimet që kanë të bëjnë me partnerin e saj nuk kalojnë pa vëmendje.

Autorja e “Diell” prej muajsh po shijon një romancë me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi dhe dedikimit për të në rrjete sociale nuk janë të rralla.

Së fundmi, Fifi ka postuar një imazh ku shihet në përqafim të Adisit, të cilit edhe ia ka kushtuar disa fjalë.

Image

Fifi dhe Adis Patusha

“Ti erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Adisi ndërkohë e shoqëron Fifin pothuajse gjatë gjithë kohës dhe në mbrëmjet e shumta muzikore në të cilat artistja performon.

Ndryshe, aktualisht këngëtarja po shijon suksesin e projektit të ri “Refuzuar” që solli pak ditë më parë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Takimi në Brukel, Vuçiç: Absolutisht asnjë marrëveshje me Prishtinën

Story i radhës

Vetëm një familje evakuohet pas vërshimeve në Gjakovë, flasin nga komuna

Të fundit nga