FIFA u dërgon letër pjesëmarrësve në Kupën e Botës në Katar

November 4, 2022
min lexim

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka kërkuar 32 vendeve që po përgatiten për Kupën e Botës “Katar 2022” të fokusohen në lojë dhe të shmangin dhënien e “mësimeve për moralin”.

Një letër që kërkonte që skuadrat “të lënë futbollin të zërë skenën qendrore” u dërgua nga Infantino dhe sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, ka raportuar “ESPN”.

“Ju lutem, le të përqendrohemi tani në futboll”, shkruhet në letrën e Infantinos dhe Samouras, duke u kërkuar 32 federatave konkurruese që “të mos lejojnë që futbolli të tërhiqet në çdo betejë ideologjike apo politike që ekziston”.

Në vitin 2010 Katari u zgjodh për të pritur Kupën e Botës së këtij viti dhe që atëherë pati reagime të shumta në lidhje me trajtimin e punëtorëve emigrantë me pagë të ulët në këtë vend, të nevojshëm për të ndërtuar projekte që kushtojnë dhjetëra miliarda dollarë dhe ligjet e tjera të Katarit që dallojnë shumë me vendet evropiane dhe jo vetëm.

Tetë ekipe evropiane janë zotuar që kapitenët e tyre do të mbajnë shirita në formë zemre – në kundërshtim me rregullat e FIFA-s – për të mbështetur një fushatë kundër diskriminimit, ndërsa disa trajnerë dhe federata kanë mbështetur thirrjet për të krijuar një fond kompensimi për familjet e punëtorëve emigrantë.

Danimarka, zakonisht që vishet me fanella të kuqe, në këtë turne do të veshë fanella krejt të zeza si shenjë zie për ata që vdiqën në Katar.

Ndërkohë, Irani, i cili është shortuar në Grupin B së bashku me Anglinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin, po vazhdon të përballet me thirrjet për ta përjashtuar nga pjesëmarrja në Kupën e Botës.

Grupet iraniane të tifozëve kanë bërë thirrje që vendi i tyre të përjashtohet për shkak të diskriminimit ndaj grave dhe zyrtarët e futbollit ukrainas i kërkuan FIFA-s që të largojë Iranin nga Kupa e Botës për shkelje të të drejtave të njeriut dhe furnizimin e ushtrisë ruse me armë.

“Ne e dimë se futbolli nuk jeton në vakum dhe jemi po aq të vetëdijshëm se ka shumë sfida dhe vështirësi të natyrës politike në të gjithë botën”, shkruajnë drejtuesit e FIFA-s në letrën e dërguar të enjten, megjithëse ata nuk adresuan apo identifikuan ndonjë çështje specifike.

“Në FIFA, ne përpiqemi të respektojmë të gjitha opinionet dhe besimet, pa i dhënë mësime morale pjesës tjetër të botës. Një nga pikat e forta të botës është me të vërtetë diversiteti i saj, dhe nëse përfshirja do të thotë diçka, do të thotë të kesh respekt për atë diversitet. Asnjë popull, kulturë apo komb nuk është ‘më i mirë’ se çdo tjetër. Ky parim është guri i themelit të respektit të ndërsjellë dhe mosdiskriminimit. Dhe kjo është gjithashtu një nga vlerat thelbësore të futbollit”, thuhet tutje në letrën e dërgua nga Infantino dhe Samouras.

Ata gjithashtu përsëritën premtimet e kahershme të bëra nga Katari, se “të gjithë vizitorët në Katar do të jenë të mirëpritur pavarësisht prejardhjes, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo kombësisë”.

Rreth 1.2 milionë vizitorë ndërkombëtarë priten të jenë Katar gjatë Kupës së Botës, që fillon më 20 nëntor..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Publikimi i videove ku festonte e shfrenuar me miqtë, kryeministrja finlandeze i shpëton akuzave

Story i radhës

Ishte mashtrim, kërcënimi për bomba në katër shkollat e Shkupit, vlerësoi Policia

Të fundit nga

ShkoLartë