Bota e futbollit në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot.
Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.
Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.
“FIFA dhe e gjithë bota e futbollit po mban zi për vdekjen e O Eterno Rei – mbretit të përjetshëm. Pusho në paqe, Pelé. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen tuaj, miqtë dhe të gjithë ata që patën gëzimin t’ju shikojnë duke luajtur”, thuhej në reagimin e FIFA-s.