FIFA “ndalon” fanellën e Portugalisë…

min lexim

FIFA ndërhyri për të modifikuar versionin me mëngë të gjata të fanelës së Portugalisë për Kupën e Botës 2022. Fanella e lojës – e veshur nga Cristiano Ronaldo me rastin e ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Spanjës – dukej ndryshe nga ajo që Nike kishte menduar fillimisht për të.

Arsyeja, shkruan faqja e specializuar Footy Headlines, gjendet në “FIFA Equipment Rregulloret”, dokumenti që përcakton rregullat për prodhimin e uniformave për garat e FIFA-s. Sipas njërit prej neneve të rregullores, “mëngët (e këmishës, ed) duhet të kenë të njëjtën ngjyrë me njëra-tjetrën”.

Fanella e shtëpisë së Portugalisë, sipas konceptit origjinal, duhej të shfaqte flamurin portugez me një vijë diagonale, me qëllim që të jepte përshtypjen se lojtarët ishin të mbështjellë me vetë flamurin. Një efekt që do të kërkonte – për versionin me mëngë të gjata – një mëngë jeshile dhe një të kuqe.

Siç duket edhe në pamjet e ndeshjes me Spanjën, mëngja e djathtë e fanellës së Cristiano Ronaldos është tërësisht e kuqe, përveç një pjese të vogël në zonën e kyçit të dorës në ngjyrë jeshile. Një problem që nuk lind për versionin me mëngë të shkurtra, pasi mëngën e djathtë e prek vetëm jeshilja, duke ruajtur kryesisht ngjyrën e kuqe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrahje në Gostivar, mosmarrëveshje rreth pronës

Story i radhës

“Babi ka bërë një këngë për mua!” Edhe Hana ka dy fjalë për dedikimin që Mozzik i bëri

Të fundit nga