Shtëpia e madhe e futbollit botëror, FIFA ka dalë me një vendim ndaj Rusisë.
FIFA ka vendosur që asnjë ndeshje ndërkombëtare të mos zhvillohet në Rusi.
Kjo vjen si sanksion ndaj Rusisë, e cila nga e enjtja ka filluar ta sulmojë ushtarakisht Ukrainën.
Po ashtu, flamuri dhe himni i Rusisë do të ndalohet gjatë ndeshjeve të kombeve tjera.
Deri tani, një numër i madh i shteteve janë deklaruar se nuk dëshirojnë të luajnë ndaj Rusisë.
Së fundmi, një gjë të tillë e konfirmoi edhe Anglia.