FIFA habit

Në javën e dytë të Champions League, Sevilla udhëtoi në transfertën e PSV-së, atje ku andaluzianët patën dy herë avantazhin, por në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2.

Në fund të ndeshjes, Ramos vendosi të ankohej për arbitrimin, gjë që praktikisht nuk e bëri asnjëherë kur ishte lojtari i Realit, duke pasur parasysh mbrojtjen e arbitrave që gëzonin mbretërorët.

“Të gjitha klubet nuk kanë të njëjtin respekt”, filloi Ramos dhe vazhdoi deklaratën e tij duke tronditur botën e futbollit.

“Njerëzit do të thonë çfarë të duan, por unë shoh që të gjitha skuadrat nuk respektohen në të njëjtën mënyrë dhe tani unë dhe të gjithë tifozët e Sevillas duhet të luftojmë me këtë”, tha Ramos.

Gjatë viteve për Realin, ka pasur një milion raste kur Ramos dhe shokët e tij të skuadrës në atë kohë kanë pasur favorin e arbitrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ivon Veliçkovski: Në Kosovë kishim akt terrorist, frikësohem se qëllimi ishte të përhapet edhe në Maqedoni

Story i radhës

Ngjarjet e datës 5 tetor

Të fundit nga