“Fieri s’është i majtë, por i mençur”/ Kryemadhi: Tendera pa fund për ujësjellësin, por sot qytetarët vuajnë për ujë. Më 14 maj të ndalim korrupsionin

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në takimin elektoral në Fier gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Edvar Kodheli, u bëri thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë kundër regjimit, duke theksuar se ka ardhur koha t’i thonë sot korrupsionit të ‘Rilindjes’.

“Mos ndaloni asnjë minutë, secili nga ju të flasë me qytetarë e familjarë që vota e tyre në kutinë e votimit të jetë për “Bashkë Fitojmë”. Dëgjojmë që thonë Fieri është i majtë.

Jo Fieri nuk është i majtë. Fieri në 14 maj të votojë “Bashkë Fitojmë”. 

Janë bërë tendera pa fund për ujësjellësin e Fierit dhe sot vuan për ujë”, ka thënë Kryemadhi gjatë këtij takimi”, ka thënë Kryemadhi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Krasniqi: Maqedonia po ndërton autostradën moderne, i njëjti ritëm i punës s’po ndodh në Kosovë

Story i radhës

Upss, modelja e njohur shfaq më tepër se që duhet, i del gjoksi e “pjesa intime”

Të fundit nga