fidan objektet e terroristeve te pkk ypg se ne irak dhe siri do jene objektiva legjitime te turkiyes 651d70a97aa48

Fidan: Objektet e terroristëve të PKK/YPG-së në Irak dhe Siri do jenë objektiva legjitime të Türkiyes

October 4, 2023
1 minut lexim

Ministri i jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan, tha se dy terroristët autorë të sulmit terrorist në Ankara erdhën nga Siria, duke shtuar se “që tani e tutje, e gjithë infrastruktura, objektet superstrukturore dhe objektet energjetike që i përkasin PKK/YPG-së kryesisht në Irak dhe Siri, janë objektiv legjitim i forcave tona të sigurisë, forcave tona të armatosura dhe elementëve tanë të inteligjencës”, raporton Anadolu.

Pas një takimi në Ministrinë e Jashtme, Fidan zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me sulmin terroristë në Ankara, Fidan tha se si rezultat i punimeve të kryera nga forcat e inteligjencës dhe sigurisë, është bërë e qartë se dy terroristët kanë ardhur nga Siria dhe janë trajnuar në Siri.

“Që tani e tutje, e gjithë infrastruktura, objektet superstrukturore dhe objektet energjetike që i përkasin PKK/YPG-së kryesisht në Irak dhe Siri, janë objektiv legjitim i forcave tona të sigurisë, forcave tona të armatosura dhe elementëve tanë të inteligjencës. Palëve të treta u rekomandoj që të qëndrojnë larg nga objektet dhe individët e PKK/YPG-së”, deklaroi Fidan.

Përgjigja e Forcave të Armatosura Turke ndaj sulmit terrorist në Ankara “do të jetë jashtëzakonisht e qartë”, shtoi Fidan, duke theksuar se terroristët “do të pendohen edhe njëherë për kryerjen e një veprimi të tillë. Këtë mund ta them që tani”.





MARKETING

RENT A CAR

austria regjistron diten me te nxehte te tetorit 651d70711ba31
Story i mëparshëm

Austria regjistron ditën më të nxehtë të tetorit

mori 100 euro per nje akt ekspertimi arrestohet mjeku ligjor ne spitalin e rreshenit 651d711e85c7b
Story i radhës

Mori 100 euro për një akt ekspertimi, arrestohet mjeku ligjor në spitalin e Rrëshenit

Të fundit nga

ShkoLartë