FIBA Eurobasket 2025/Kosova publikon basketbollistët e grumbulluar kundër Danimarkës

1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës A në basketboll do t’i rikthehet parketit këtë muaj, ku do të zhvillojë ndeshje kundër Danimarkës.

Kosova përballet me Danimarkën në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Lista e grumbullimit përbëhet nga 14 basketbollistë, ndërsa stërvitja e parë do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në palestrën sportive të Kolegjit “ISP” në Marigona Residence.

Sa i përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A janë ftuar basketbollistët Etnik Peci dhe Ardit Pepaj.

“Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor, ndërsa gjenden në grup edhe me Norvegjinë.

Kosova renditet e dyta me tre pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.

Listën e gjerë të basketbollistëve të ftuar e gjeni më poshtë.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia për promovimin e sipërmarrjes e RMV-së memorandum bashkëpunimi

Story i radhës

​Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Bullgarisë

Të fundit nga