FHK-së i takojnë tetë vende në Kupat Evropiane në edicionin 2024/2025

1 minut lexim

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka publikuar numrin e skuadrave me të cilat vendet anëtare të EHF-së do të prezantohen në kupat evropiane në edicionin garues 2024/2025. Për bazë janë marrë rezultatet e skuadrave nga edicioni 2020/2021 deri në edicionin 2022/2023.

Te hendbollistët, Federatës së Hendbollit të Kosovës i takojnë katër vende në Kupën Evropian (EHF European Cup).

FHK-së i takon e drejta që të bëjë kërkesë që një skuadër të kalojë në Ligën Evropiane.

Edhe te hendbollistet, Kosova në edicionin e ardhshëm garues e ka të drejtën e prezantimit me katër skuadra të ndryshme.

Skuadra kampione te hendbollistet do ta ketë të drejtën të paraqitet në Ligën Evropiane (EHF European League). Ndërsa tri skuadra tjera do ta kenë të drejtën e paraqitjes në Kupën Evropiane.

Në edicionin aktual garues, katër skuadra kosovare e shfrytëzuan të drejtën e garimit në Evropë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Papa Françesku përdori fjalën ‘terrorizëm’ për të përshkruar sulmet izraelite në Gaza”

Story i radhës

Bahtiri: E kam lexuar draftin për Asociacionin, nuk do të zbatohet asnjëherë

Të fundit nga