Kombëtarja e Kosovës ka arritur një sukses të madh, duke u kualifikuar në raundin tjetër të Kampionatit Botëror në hendboll.
Vashat tona përkundër humbjes sonte me rezultat 28:29 nga Ishujt Faroe, falë fitores (27:24) në ndeshjen e parë, shkojnë më tej.
“Kalojmë për herë të parë në fazën e dytë kualifikuese për Botëror.
Palestra në Istog e stërmbushur me shikues, ndërsa atmosfera e zjarrtë.
Luajmë me një Kombëtare të Euro 2022 për vend në Botërorin 2023”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.