Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të jetë prej federatave sportive kryesore në vend.
Këtë pos sukseseve të vazhdueshme e dëshmon edhe kategorizimi i federatave sportive të cilin e bën Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kategorizimi për vitin 2026 është publikuar të premten nga Ministria.
Dhe Federata jonë qëndron fuqishëm në Kategorinë A.
Në Kategorinë A e mbajmë pozitën e katërt me 87,8 pikë.
Vjet ishim po në Kategorinë A, por me 86,8 pikë.
Konfirmimi në Kategorinë A është edhe përgjegjësi për të vazhduar me punë maksimale me synim për ngritje të mëtejme..
Burimi: botasot.info


