fhk evropiani ne turqi deshmi per rritjen e ekipeve kombetare 64d91b3532595

FHK: Evropiani në Turqi, dëshmi për rritjen e ekipeve kombëtare

August 13, 2023
1 minut lexim

Dy fitore, një barazim e tri humbje është bilanci i Kombëtares U17 (vajzat) në Kampionatin Evropian (B) që sot përfundon në Turqi.

Kombëtarja e Kosovës të dielën në ndeshjen për vendin e shtatë fitoi ndaj Letonisë me rezultat 39:27.

“Në ndeshjen e fundit në grup vajzat tona barazuan 29:29 ndaj Finlandës. Në ndeshjen e parafundit në grup fituan 34:29 ndaj Bullgarisë.

Kanë humbur nga Sllovakia e Polonia me rezultat të lartë dhe nga Italia me rezultat 29:24, ndonëse ishin në lojë deri në minutën e 50-të.

Për herë të parë një ekip kombëtar për vajza të reja mblodhi pesë pikë në një Evropian.

Sa për krahasim, dy vjet më parë në Lituani, Kombëtarja U17 kishte humbur 24:23 nga Letonia dhe 44:10 nga Finlanda. Pra ngritja është evidente.

Natyrisht, ka ende shumë hapësirë për përmirësim, por zhvillimi i ekipeve kombëtare është i duhuri.

Kritikat e drejta e konstruktive natyrisht se i shërbejnë zhvillimit të mëtejmë të ekipeve kombëtare, por jo edhe ato që bëhen me prapavijë dhe me qëllime të caktuara, më së paku sportive.

Puna e përkushtimi i FHK-së për zhvillimin e ekipeve kombëtare do të vazhdojë.

Dëshminë për rritjen e mëtejme e presim menjëherë në vjeshtë, kur në vendin tonë mbahet IHF Trophy për vajzat e reja. Përmes IHF Trophy synojmë kualifikimin në Botëror me Kombëtaren U17 apo U19″, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dehari viziton varrezat e deshmoreve ne tetove nderkohe ironizon koncertin hip hop ne shkup 64d919d686c7b
Story i mëparshëm

Dehari viziton varrezat e dëshmorëve ne Tetovë, ndërkohë ironizon “koncertin hip hop” në Shkup

protesta ne himare per belerin idrizi analizon nderhyrjen e greqise presion mbi drejtesine shqiptare cenohen marredheniet mes vendeve 64d91b6f1549d
Story i radhës

Protesta në Himarë për Belerin, Idrizi analizon ndërhyrjen e Greqisë: Presion mbi drejtësinë shqiptare, cënohen marrëdhëniet mes vendeve

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë